Kriza energjetike, Ilir Beqaj tregon muajin më të vështirë që do të ketë Shqipëria

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti socialist Ilir Beqaj ka komentuar situatën e krizës energjetike e cila pritet të prekë vendin tonë. Beqaj u shpreh se situata do jetë problem vetëm në muajin tetor pasi sipas tij do të ketë reshje shiu çka do të përmirësojë edhe të ardhurat energjetike në vend.

“Mendoj personalisht që situata e krizës energjetike është problem vetëm në tetor, por për fatin tonë të mire në 10 ditët në vijim do të ketë shi dhe madje do të ketë shi edhe në Sarandë, Korçë, Dibër, Tiranë edhe kaskadë. Ky është fat i madh që na qëlloi këto 10 ditë. Na ka qëlluar kriza në muajt me të favorshëm në tetor dhe nëntor, ku Shqipëria ka më pak konsum energjie”, u shpreh Beqaj i ftuar në Shqip.

You may also like