Kriza ekonomike, mijëra protestues në Pragë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

by admin
Spread the love

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.”

Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918. Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë

“Ata duhet të ndalojnë së shqetësuari për një grindje midis vendeve të mëdha, le të bëjnë çfarë të duan. Unë dua që ne të jemi të pavarur, të fillojmë të kujdesemi për veten, për vendin tonë.” tha një protestues.

“Qeveria që kemi është më e keqja në historinë e Republikës Çeke, dhe unë nuk jam vetëm në këtë mendim. “Nuk më pëlqejnë çmimet e larta të energjisë, mënyra se si i trajtojnë njerëzit vendas dhe merren me politikë për një vend tjetër (jo për Republikën Çeke). Censura në rritje, ndalimet për këtë dhe atë. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu.”- tha një protestues.

Vendi me 10.5 milionë banorë po lufton me inflacionin në rritje, i cili arriti në 18 për qind në shtator.

Protesta e së premtes pason një demonstratë anti-qeveritare në shtator të thirrur nga i njëjti grup. Ajo protestë grumbulloi rreth 70.000 njerëz në sheshin Wenceslas.


Top Channel

You may also like