Kriza e rezultateve te Tottenham, Conte flet për të ardhmen e tij

by admin
Spread the love

Trajneri italian Antonio Conte e ka konfirmuar që ai do të vazhdojë të ardhmen e tij si trajner i Tottenham, pavarësisht se kishte sugjeruar që mund të largohet nga ky post pas humbjes 1:0 kundër Burnleyt.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Premier Ligën angleze, Tottenhami pësoi humbje 1:0 nga Burnley, humbje kjo e cila e la tejet të dëshpëruar Conten.

Ndërkaq, sot Conte e qartësoi që do të vazhdojë të jetë në stolin e klubit londinez, ndërsa tregoi që krerët e Tottenham janë të kënaqur me punën e deritanishme të tij.

“Unë mendoj që në këtë moment, zgjidhja më e mirë për ne është që të vazhdojmë të punojmë shumë, dhe mendoj që puna është çelësi kryesorë se si ne t’i kënaqim tifozët tanë, se si ta kënaqim klubin”, tha Conte.

“Është e rëndësishme të jesh i fokusuar, e përsëris, në të tashmen. Vazhdimisht përsëris gjërat e njëjta, neve na nevojitet kohë, na duhet durim. Klubi është i pari që do ta dijë se si qëndron situata mes neve dhe klubi ma ka konfirmuar që janë të vetëdijshëm për realitetin. Klubi është tejet i lumtur me punën time, me atë se çfarë jemi duke bërë me stafin tim”, tha trajneri italian.

Këtë sezon, që prej pranimit të detyrës si trajner i Tottenhamit, Antonio Conte ka arritur të regjistrojë 11 fitore, tre barazime dhe shtatë humbje me skuadrën londineze.

You may also like