Krisu tani ti dhe ajo k*rva jote

by admin
Spread the love

Amos Zaharia është një prej banorëve më të komentuar të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP. Aktori nuk po shihet me sy të mirë nga opinioni publik, që shumë shpesh e ka gjykuar dhe komentuar për deklaratat e tij të forta dhe ofendimet e kërcënimet kundrejt Luizit.

Edhe pse vetë aktori ka pasur shumë shpesh debate me disa prej banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP për veprimet, deklaratat apo ofendimet e tyre, që sipas tij janë të ulëta, vetë aktori bën të kundërtën. Së fundmi, ai dëgjohet t’i thotë Luizit një ofendim shumë të rëndë.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, pas një debati me këngëtarin, Amos i thotë të kriset, jo vetëm ai, por edhe Kiara, duke e etiketuar atë si k*rvë. “Krisu tani ti dhe ajo putana jote”-dëgjohet të thotë Amosi, referuar Kiarës.

Një fjalor ky aspak i hijshëm, por siç u theksua edhe më sipër, ky nuk është rasti i vetëm kur Amos përdor fjalë ofenduese. Aktori pak ditë më parë i uroi vdekjen këngëtarit, teksa ky i fundit digjte shaminë e beqarit. ‘Ishalla digjet dhe vetë’ – tha Amos Zaharia.

You may also like