‘Krisu tani ti dhe ajo k*rva jote’, Amosi shpjegohet për herë të parë: Ishte moment nervozizmi

by admin
Spread the love

Amos Zaharia, aktori i njohur shqiptar, i cili ishte pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP la shtëpinë një javë më parë, pas vendimit të marrë nga publiku shqiptar. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP, aktori është kontestuar shumë nga jashtë për humorin e tij të zi, që përmbajnë në fakt fjalë shumë të rënda në drejtim të Luizit.

Dhe në fakt, ajo që i vuri “kapakun” fjalëve të rënda të aktorit, ishte fyerja që ai i bëri moderatores Kiara Tito, pas një debati me këngëtarin Luiz Ejlli. Një ofendim që duket se ka qenë vendimtar, pasi publiku e largoi nga shtëpia. Pas daljes së tij, i pyetur në studio nga Arbana rreth kësaj deklarate, Amosi vendosi mos ta komentonte atë ofendim, duke thënë se nuk e mbante mend.

Por, pas thuajse një jave që ai ka dalë nga shtëpia, aktori ka pasur mundësinë të shikojë videot që kanë qarkulluar. I ftuar në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel, aktori ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje. Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.  

“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel.

You may also like