Kristi mundohet të manipulojë Nitën, e do në grupin e tij; ja biseda

by admin
Spread the love

Nita dhe Diola të cilat u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother disa ditë pas nisjes së tij, që prej ditës së parë, kanë qëndruar të mënjanuara nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Në një kohë kur të gjithë banorët janë pozicionuar në dy grupe, në atë të Oltës dhe të Luizit, Nita dhe Diola kanë zgjedhur të luajnë vetëm.

Kristi është përpjekur t’i mbushë mendjen Nitës që t’i bashkohet grupit të tyre. Në mënyrë të tillë që Luizi të përballet “i vetëm” me grupin e Oltës, gjë që sipas Kristit kjo do e dobësojë atë.

Ai po i kërkonte Nitës të bashkohej me grupin e Oltës, pasi të qëndruarit vetëm nuk është në favor të saj. Sipas Kristit, duhet të jesh lojtar shumë i fortë që të qëndrosh në mesin e të dyja grupeve.

You may also like