Kristi dhe Keisi më të afërt se kurrë, kalojnë momente intime

by admin
Spread the love

Në “Big Brother VIP” është krijuar një çift i ri. Pas Luizit dhe Kiarës, Kristi dhe Keisi janë dyshja që duket se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Ata këtë po vazhdojnë ta dëshmojnë dita-ditës brenda shtëpisë së famshme, teksa sa më shumë që kalon koha aq më shumë afrohen me njëri-tjetrin.

Që prej momentit që pranuan pëlqimin për njëri-tjetrin, nuk kanë munguar momentet intime, puthjet, përqafimet e po ashtu edhe të flenë së bashku.

Gjatë ditë së sotme, Keisi dhe Kristi ishin të shtrirë bashkë në një shtrat dhe po vazhdonin me ngacmime. Kristi nuk ndaloi së prekuri këngëtaren, duke i dhuruar edhe puthje të zjarrta.

You may also like