Krisma mes policisë dhe disa personave në dalje të Shkupit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në tetove ka ndodhur një aksident i armatosur mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur, shkruan Alsat.

Raportohet se gjatë tentimit për të privuar nga liria tre persona policia ka përdorur dhe armët. Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve të shtëna ka pasur nga të dyja palët.

Alsat mëson se gjatë këtij aksioni policorë 2 persona janë arrestuar, derisa i treti ka arritur të shpëtoj nga prangat e policisë. Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se me informata më të hollësishme do të dalin më vonë./Alsat.mk

You may also like