Krisje te Kroacia, Daliç bën “kokë turku” Petkoviçin

by admin
Spread the love

Humbja 3-0 me Spanjën në ndeshjen e parë në grup ishte si një dush i ftohtë për Kroacinë.

Jo vetëm për rezultatin, por edhe për atë që Luka Modriç me shokë dhanë në fushë, duke iu nënshtruar kundërshtarit. Shtypi sportiv kroat dhe tifozët e kanë kritikuar ashpër Kroacinë pas humbjes, kështu që ndeshja me Shqipërinë konsiderohet jetike për kualifikimin. Situata në fakt, nuk është ajo më e mira te kroatët. Trajneri Zllatko Daliç, pas humbjes me Spanjën, kritikoi publikisht sulmuesin Petkoviç për gabimin nga pika e bardhë.

“Nuk duhej ta gjuante ai penalltinë. Ne kemi një rregull të brendshëm, sipas të cilit lojtari që pëson faullin, nuk e gjuan penalltinë”, tha Daliç. Trajneri nuk përmendi emra të tjerë fajtorësh, apo të dyshuar si të tillë për atë disfatë të rëndë. Petkoviç u bë “kokë turku” në këtë rast. “Do të ndryshojmë disa gjëra në ndeshjen me Shqipërinë, mbi të gjitha qasjen dhe mënyrën e lojës. Jemi të detyruar ta mundim Shqipërinë”, shtoi Daliç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like