Krishtlindje të varfra për Europën Lindore, “çmenden” çmimet e ushqimeve!

by admin
Spread the love

Europa Lindore duket se do të numërojë “kacidhet” për Krishtlindje.

Konsumatorët në këtë pjesë të kontinentit të vjetër janë duke kursyer që të arrijnë në vëne pjatat e tyre të preferuara në tryezën e festave, pasi inflacioni i çmimeve të ushqimeve, veçanërisht në Hungari dhe vendet Baltike kapërcen atë në Bashkimin Europian e më të gjerë.

Çmimet e ushqimeve në Hungari ishin 45.2% më të larta në tetor se një vit më parë, tregojnë të dhënat e Eurostat, me 10 vende në lindje të BE-së që përballen me inflacion të çmimeve të ushqimeve prej më shumë se 20%. Kostoja e ushqimit ishte 33.3% më e lartë në Lituani dhe 30% më e lartë në Letoni krahasuar me tetorin e vitit 2021.

Dhe ndërsa ka shenja se në disa vende, inflacioni mund të ketë mbërritur pikën kulmore,  çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten fuqishëm, duke ashpërsuar vështirësitë me koston e jetesës e duke i detyruar bankat qendrore t`i mbajnë të larta normat e interesit të larta edhe kur ekonomitë fillojnë të ngadalësohen ndjeshëm.

Ekspertët thonë se faktorët vendas po përkeqësojnë një prirje globale të nxitur nga rritja e kostove të energjisë  duke përfshirë produktivitetin e ulët të industrisë ushqimore në disa vende ish-komuniste, ekspozimin e madh ndaj importeve dhe nivelin e  pagave në tregjet e shtrënguara të punës.Në një treg të Budapestit, 75-vjeçarja Eva Racz tha se nuk mund të përballonte vaktin tradicional festiv të peshkut këtë vit.

“Kjo do të jetë një Krishtlindje më e varfër për ne, sepse pensionet tona janë të vogla dhe ne duhet të paguajmë për shërbimet komunale dhe ilaçet tona,” tha e moshuara,  duke shtuar se ajo dhe burri i saj jetojnë me pensione që arrijnë në 200,000 forinta apo 486 € në muaj.


Top Channel

You may also like