“Kriminel, çohu Malsi, nuk kena bija me vra”, Emina Cunmulaj reagon për vrasjen e 19-vjeçares në Mal të Zi

by admin
Spread the love

Sheila Bakija, 19 vjeçare u vra nga ish – partneri i saj në Tuz të Mal të Zi. Pasi e vrau të renë, Ilir Gjoka, i mori jetën edhe gjyshes së saj dhe plagosi babain e ish – partneres.

Në lidhje me këtë rast kanë reaguar artistë të ndryshëm në mesin e tyre së fundi edhe modelja, Emina Cunmulaj e cila u ka bërë thirrje banorëve të Malësisë dhe Tuzit që të ngrihen dhe të protestojnë për këtë ngjarje tragjike.

“Çoju Malsi në kam se nuk kena bija me vra. Çonu se sot është e dikuj tjetër e prite Zot nesër muj me ken en der tate”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Kujtojmë se sot në Tuz është paralajmëruar një protestë përpara ndërtesës së policisë, shkruan “Kosovarja”.

Derisa, ashtu siç kanë raportuar për media, e ndjera kishte denoncuar tek autoritetet dhunën nga burri disa ditë më parë se të ia merte jetën ndërsa nuk është marë parasysh nga gjykatësi.

Ndërsa, Ilir Gjoka nuk është kapur ende nga autoritetet dhe ndodhet në arrati.

 

 

 


You may also like