Krijohet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Qeveria nuk na ka marrë mendim profesional, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë, zhvilluan një tubim ku shpallën krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit.

Ata thanë se do të bëjnë çdo përpjekje, për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim professional, për menaxhimin e Parkut të Butrintit, ku sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, siҫ kanë pretenduar.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, pohuan organizatorët, është një aleancë qytetare, që synon të nxitë autoritetet që të veprojnë me kujdes dhe profesionalizëm shkencor, në një zonë delikate me vlera të mëdha si Parku Kombëtar i Butrintit.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

You may also like