Krijimi i shumicës në Kuvend nuk bazohet në parime – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk votoi për shkarkimin e ministrave të përfshirë me rikonstruimin e Qeverisë pasi, siç deklaroi koordinatori Nikolla Micevski, si edhe para një viti, edhe tani kemi një situatë të arnimit të shumicës pa një qëllim të qartë, pa program dhe vizion.

“Kjo që do të thoshin njerëzit është gjendje në të cilën nga njëra anë arnojnë, nga ana tjetër u shqepet shumica qeveritare, pasi thjeshtë tashmë është humbur legjitimiteti i qytetarëve. Kovaçevski, LSDM dhe BDI janë përballur me paaftësinë e tyre, krimin, korrupsionin dhe konfliktet e brendshme dhe prandaj kjo gjimnastikë e shkarkimit, emërimit dhe pazarit të thjeshtë nuk do të përmirësojë asgjë në Maqedoni, por përkundrazi do t’i ndërlikojë dhe thellojë problemet në dëm të qytetarëve. Dalja e vetme nga ky kallaballëk janë zgjedhjet dhe krijimi i një shumice të re me legjitimitetin e qytetarëve”, tha ai.

Sipas Micevskit, krijimi i shumicës në Kuvend dhe ndërrimi nuk bazohet në parime, por absurd i thjeshtë “pazar 3” i cili duhet t’i japë jetë edhe ndonjë muaj kësaj Qeverie të vdekur klinike të Kovaçevskit.

“Agonia e kësaj qeverie nuk është problem në vetvete, problemi është se është bartur në shoqëri dhe institucione dhe prandaj Maqedonia po fundoset.Fakti që SDS-ja është kthyer në një partner më të vogël dhe vartës të BDI-së dhe Grubit nuk është problem në vetë, por një problem i cili në mënyrë të nënshtruar hesht dhe lejon që interesat kriminale të kryhen përmes kësaj qeverie të mbajtur artificialisht gjallë në dëm të popullit. Qeveria e Kovaçevskit është shndërruar në material të rraskapitur që griset dhe po griset, në këtë rast sepse legjitimiteti është konsumuar. Por frika e kësaj shumice për t’u përballur me popullin është e madhe dhe për këtë arsye gjithë ky cirk që ata kanë bërë gjatë periudhës së kaluar, tha Micevski .

You may also like