Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha se “krijimi i botës serbe është një proces që nuk mund të ndalet”.

Vulin vlerësoi se sa e rëndësishme është që të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë, të jenë të bashkuar dhe “të vendosin së bashku për të gjitha çështjet me interes kombëtar në Beograd, në kryeqytetin e të gjithë serbëve”.

“Bota serbe do të thotë se serbët janë një popull politik i vetëm, do të thotë se ne vendosim së bashku për çështjet më të rëndësishme kombëtare, do të thotë se ne jemi gjithmonë aty me Serbinë tonë, ashtu siç është Serbia me ne kudo që të jetojmë”, tha Vulin në Bukovac afër Novi Sadit.

Ai thotë se janë mbledhur në Bukovc që të “flasin gjuhën e tyre, të këndojnë këngët e tyre, të gëzohen që jemi bashkë dhe që ekzistojmë”.

“Dhe të gjithë ata që mendojnë se nuk ka serbë dhe se nuk ka botë serbe apo se nuk duhet të ketë një të tillë, të vijnë të na shikojnë, të shohin këta fëmijë tanë të bukur dhe të kuptojnë se kanë bërë një gabim të madh”, tha Vuli, një politikan që nga kryeministri Rama është etiketuar si ‘gomar” në një rast.

Ai shton se Novi Sadi është qytet i të gjithë serbëve dhe i të gjithë qytetarëve, pavarësisht mbiemrit të tyre, se është qytet i të gjithëve dhe se “askush nuk ka të drejtë të na përçajë”.

“Novi Sadi është i të gjithëve, ky është qyteti i të gjithë serbëve dhe ky është qyteti i të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh mbiemrin e tyre dhe nga kanë ardhur. Mos na ndani, bota serbe na mbledh dhe na bashkon”, ka përfunduar Vulin.

Kujtojmë se “bota serbe” është një lloj kamuflimi i Serbisë së Madhe, një projekt nacionalist edhe delirant i Beogradit, i cili ka shkaktuar jo pak tragjedi njerëzore ne Ballkan.

Delirimi i serbëve për “botën e tyre”, siç e shpreh dhe Vulini, i çon deri aty sa të mendojnë se janë qendra e botës, apo se bota u nis të krijohet aty ku sot gjendet Serbia. /tesheshi.com/     

You may also like