Kreu i policisë së Suedisë, Mats Lofving gjendet i vdekur pas hetimeve (fotot)

by admin
Spread the love

Një nga drejtuesit më të vjetër të policisë në Suedi është gjetur i vdekur në shtëpi, në incidentin që përshkruhen nga kolegë e tij si “ekstremisht tragjik”.

Mats Lofving, kreu i policisë rajonale të kryeqytetit Stockholm, ishte duke u hetuar për vendimet e marra gjatë kohës që ishte një marrëdhënie me ish-shefen e inteligjencës së policisë.

Policia tha se ishte njoftuar për një person të plagosur në Norrkoping, 160km jugperëndim të kryeqytetit, por rrjedhimisht jeta e tij nuk mund të shpëtohej.

Një zëdhënës tha për mediat vendase se fillimisht ngjarja po hetohej si vrasje pasi rrethanat ishin ende të paqarta.

Më herët hetimet e brendshme kishin zbuluar se 61 vjeçari Lofving, binte në konflikt interesi me marrëdhënien e tij me Linda Staaf, drejtuese në selinë e inteligjencës kombëtare të policisë (Noa).

Zonjusha Staaf ka raportuar se lidhja e saj me Lofving ishte vetëm sipërfaqësore dhe se ata nuk ishin shumë të afërt.

Ajo është emëruar në postin e lartë në 2015, dhe hetuesi i brendshëm i çështjes Runar Viksten, nuk kishte gjetur prova se ajo e Lofving ishin në një lidhje intime.

Por kreu i policisë akuzohej se i kishte caktuar asaj një armë shërbimi dhe i kishte rritur rrogën në 2020, madje dhe i kishte dhënë leje të shkruante një roman krimi bazuar në eksperiencën në forcat e rendit.

Megjithëse veprimet e tij nuk mund të quheshin shkelje të mirëfillta, hetuesi tha se nuk është etike që Lofving të bënte gjëra të tilla.

Më herët Lofving kishte deklaruar se konkluzionet e hetimeve ishin “të vështira për t’u dëgjuar”, ndërsa nënkuptohej se ai do të humbiste rolin e tij si drejtues ose do të largohej krejtësisht nga policia.

Shefja e sindikatës së policisë Katharina von Sydow, tha se vdekja e Mats Lofving ishte shumë e trishtë dhe se mendimet e saj e të kolegëve shkonin për familjen, miqtë e kolegët e tij.


Top Channel

You may also like