Kreu i La Liga, Tebas: Messi gaboi me “divorcin”, edhe ai vetë është penduar!

by admin
Spread the love

A do të rikthehet Lionel Messi te Barcelona për ta mbyllur karrierën tek klubi që e rriti, promovoi dhe e ndihmoi të shndërrohej në një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit?

“Nuk di të them nëse Messi do të rikthehet te Barcelona për të dhuruar edhe një show të fundit me katalanasit. Gjithçka varet nga vetë ai, unë shpresoj shumë që të rikthehet.

Do të ishte diçka shumë e mirë për futbollin spanjoll, sidomos për skuadrën në të cilën ai u rrit. Mendoj se edhe vetë Messi e di që ishte një gabim “divorci” me Barcelonën. Klubi dhe Messi kishin një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të shëndetshme nga e cila përfituan të dyja palët”, u shpreh Tebas.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Messi do të zgjedhë Barcelonën për herë të dytë teksa së fundmi për argjentinasin është duke u interesuar shumë edhe Inter Miami i David Beckham, me këtë të fundit që po bën maksimumin të transferojë sulmuesin në Amerikë./ Super Spsort


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like