Kreu i Këshillit në Qytetin e Shkupit: Arsovska duket si fëmijë 4-vjeçar me çekiç në dorë, ka nevojë për pushim

by admin
Spread the love

Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski thotë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po nxiton në disa vendime, përcjell TV21. Sllaveski nga VMRO-DPMNE tha se Arsovska ka nevojë për pushim.

“Kryetarja Arsovska para pushimeve verore tha se do të punoj gjatë gjithë verës dhe nuk do të pushoj, këshilla ime është le të bëj pak pushim, sepse po shihet nervozizëm, ndërsa në nervozizëm dhe nxitim bëhen gabime. Nga ajp që e shoh dhe ajo çfarë po ndodh në administratën e qytetit, padyshim që i duhet pushim. Më duket se zonja Arsovska ndonjëherë duket si një fëmijë katër vjeçar, i cili ka një çekiç në dorë dhe çdo send përreth e sheh si gozhdë, si gozhdë dhe vetëm godet. Ajo goditje duhet të ndalet”, tha Trajko Sllaveski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Sllaveski shtoi se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë të sillet në mënyrë konstruktive në Qytetin e Shkupit.

You may also like