Kreu i FIFA-s në Tiranë/ Infantino merr pjesë në inaugurimin e shtëpisë së futbollit

by admin
Spread the love

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka vizituar Tiranën, ku në shtëpinë e futbollit u prit nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka kryeministri i vendit Edi Rama dhe nga disa president e drejtues të futbollit vendas në ceremoninë e inaugurimit të Shtëpisë së Futbollit.

Pa asnjë vizite në ambientet e brendshme të kësaj qendre të administratës së futbollit në vendin tonë, numri 1 i futbollit në Tiranë u falenderua së pari nga presidenti i FSHF- Armand Duka për kontributin që ka dhënë FIFA në ndërtimin pikërisht të kësaj qendre.

Ndërkohë vetë Gianni Infantino në fjalën e tij ka theksuar ndryshimet e vëna re në këtë vizitë të parën të tij në vendin tonë që nga koha kur ka marrë kreun e qeverisë së futbollit botëror.

Ndërkohë kryeministri Rama, gjithashtu si kontribues me qeverinë e tij në këtë ambient ku ndodhet selia e federatës shqiptare të futbollit dhe dy ministadiume i vuri theksin investimeve në sport në përgjithësi dhe futboll në veçanti.

Në përfundim të batutave sa politike ashtu edhe sportive u shkëmbyen dhuratat mes palëve.

Për të zbuluar së bashku pllakadën e cila u firmos nga tre kontribuesit kryesorë të Shtëpisë së futbollit.

 


Top Channel

You may also like