Kreu bërthamor i OKB në Teheran: Irani do të rilidhë kamerat e vëzhgimit në impjantet bërthamore (fotot)

by admin
Spread the love

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB, Rafael Grossi u takua sot me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi për bisedime që u quajtën “konstruktive” nga zyrtarët.

Vizita dy-ditore e kreut të agjencisë atomike të Vienës vjen mes zgjerimit të bashkëpunimit me Iranin për aktivitetin e tij bërthamor.

Irani ka pranuar të rilidhë kamerat e vëzhgimit në disa prej impjanteve bërthamore për të shtuar ritmin e inspektimeve ndërkombëtare, tha sot kreu i agjencisë ndërkombëtare në Teheran.

Rafael Grossi tha më herët se mbajti bisedime “konstruktive” me zyrtarët në Teheran pas shqetësimeve për pasurim të uraniumit në nivel ushtarak në vend.
Pas kthimit në Vienë, Grossi kujtonte se kishte pasur “reduktim të mjeteve monitoruese në Iran” prandaj kishin renë dakord se “sistemet monitoruese do të viheshin përsëri në funksion”.

“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e ringjalljes së akordit bërthamor ndërkombëtar me Teheranin”, tha ai.

Grossi erdhi në Iran të premten për të biseduar mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila SHBA është tërhequr prej 4 vitesh duke rivendosur sanksionet ndaj Teheranit.


Top Channel

You may also like