Kreshnik Spahiu zbulon “qëllimin e socialistëve” në zgjedhjet e pjesshme lokale: Luajtën me stola rezervë

by admin
Spread the love

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet pjesshme lokale, votimi për të cilat u mbyll në orën 19:00 në 6 bashki të vendit.

I ftuar në një emision televiziv, Spahiu tha se kryeministri Rama dhe socialistët luajtën me stola rezervë duke vendosur si kandidate gra anonime të cilat nuk kishin në profilin e tyre as precedentë penale, dhe as nuk ishin me një profil politik të njohur.

“Edi Rama dhe socialistët kanë luajtur me stolin e rezervave. Mendoj që qëllimisht socialistët nuk kanë vendosur kandidatura të forta, kandidaturat e vendosur janë anonimë, nuk janë personalitete, figura me background politikë, kjo është e qëllimshme. Nuk mund të paragjykoj arsyen pse Rama ka vendosur ekip rezervë. Një nga arsyet është që më mirë të vendosim disa gra anonime që nuk kanë precedentë penalë, një tjetër është që t’i hapë krahun opozitës për të marrë një bashki”, tha Spahiu.

You may also like