Kreshnik Spahiu publikon foton: Nafta në Gjermani është rritur 220%, nëse lufta vazhdon, çmimi do shkojë 7 euro, por parashikimi më i keq është që nuk do ketë fare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar foton e një pike karburanti në Gjermani, ku tregon se çmimi i naftës është 2.52 euro/litër.

Ai thotë se në Gjermani çmimi i naftës është rritur me 220%.

Spahiu thotë se sipas ekspertëve, çmimi do të shkojë 7 eurom per litër, por parashikimi më i keq është se nuk do të ketë naftë fare.

Postimi:

“GJERMANI / Kriza nuk ndalet: Nafta 2.52 € = 3.100 lekë
Në verë ishte 1.1 euro. Rritja 220% 

Sipas ekspertve, nëse lufta vazhdon çmimi do shkoj 7 euro, por kjo do jetë e keqja më e vogël. Parashikimi është që s’do ketë fare naftë nëpër pika karburanti”, shkruan Spahiu.

 

You may also like