Kreshnik Spahiu: Këto janë arsyet pse Meta është lider hakmarrës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Kreshnik Spahiu në emisionin Top Talk komentoi vizitën zyrtare të Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an pikërisht në ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ai e cilësoi kryeministrin Rama një lider globalist, ndërsa presidentin Ilir Meta një hakmarrës, nisur nga mosfutja e këtij të fundit në agjendën e homologut të tij turk.

“Kemi Ramën si kryeministër globalist dhe presidentin Meta si hakmarrës i cili me një gjest në vajtjen e varrit të Skënderbeut, u hakmor ndaj Erdoganit, i cili nuk preferoi në takim bilateral ta fuste në agjendë. Jo në një mënyrë të rastësishme, ai nuk është presidenti i parë që shmang Metën nga takimi. Duhet ta ndajmë patriotizmin e presidentit tonë me arsyet dhe motivet jo legjitime të cilat nuk janë aspak demokratike dhe acarojnë marrëdhëniet Shqipëri-Turqi”, tha Spahiu.

You may also like