Krerët e Alternativës shkojnë në Tiranë e Prishtinë për të marrë “bekim” për hyrjen në Qeveri

by admin
Spread the love

Krerët e Partisë Alternativa pritet që këto ditë të vizitojnë Tiranën e Prishtinën, ku do të takohen me figura autoritative të këtyre vendeve. Një funksionar i lartë i kësaj partie i tha KDP se qëllimi i vizitave është marrja e mbështetjes nga Shqipëria dhe Kosova që Alternativa të bëhet pjesë e pushtetit.

Takimi i liderit të Alternativës Afrim Gashi dhe kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev nuk përfundoi me marrëveshje, por burimet thonë se kjo është çështje e kryer.

Zaev kërkoi që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por për këtë nuk u arrit marrëveshje pasi duhet të vendosin organet drejtuese të Alternativës, parti e cila aktualisht është në opozitë me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në.

“Ne do të sjellim vendimin më të mirë për vendin, qytetarët e tij, shqiptarët por edhe Alternativën”, ka deklaruar Gashi.

Si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri në mediat vendore përmendet emri i Dimitar Kovaçevskit, i cili ishte në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës.

You may also like