Krenarë që ju thërrasim miq të vërtetë

by admin
Spread the love

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka takuar sot zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, me të cilin folën për sigurinë dhe kërcënimet në rajon.

Përmes një postimi të fundit në Twitter, Gërvalla tha se ka përcjellë vlerësimet e popullit të Kosovës për amerikanët, njofton Klan Kosova.

“Sot fola me Gabriel Escobar për kërcënimet aktuale në Ballkan dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës. Shpreha vlerësimin e thellë të njerëzve të Kosovës për të gjitha përpjekjet të miqve dhe mbështetësve tonë të mrekullueshëm të SHBA-së. Jemi shumë krenarë që e thërrasim SHBA-në mik të vërtetë”.

Ndërkaq, më herët Gërvalla ka theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje.

You may also like