‘Krenare për ty’, Bora Zemani mbështet publikisht Donaldin (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej disa muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë konfirmuar bashkimin e tyre për publikun dhe nuk ngurrojnë të postojnë foto e video së bashku për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Dyshja janë shumë të angazhuar me projektet e tyre, teksa së fundmi Donaldi përveç aktrimit, moderimit dhe muzikës, po i përkushtohet edhe një fushe tjetër. Ai ka vendosur të angazhohet edhe në arkitekturë, gje të cilën Bora e zbuloi si sekret të tij në puntatën e parë të “Më lër të flas”.

E mesa duket, Donaldi ia ka dalë që të realizojë një prej ëndrrave të tij në jetë, e sigurisht që për këtë gjë ai ka edhe mbështetjen e partneres së tij. Aktori ka publikuar një prej punëve të tij në rrjete sociale, teksa postimi është rishpërndarë edhe nga Bora në profilin e saj në Instagram.

‘Krenare për ty’- shkruan Bora Zemani në Instagram, duke i dhënë mbështetje publike partnerit të saj.

You may also like