Kremlini: Zgjerimi i NATO-s nuk e rrit sigurinë në Evropë

by admin
Spread the love

Ky vlerësim i zëdhënësit presidencial rus erdhi gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Moskë të vendit të tij, ku ai vlerësoi gjithashtu mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, një çështje që po zë vend gjithnjë e më shumë në rend të ditës kohët e fundit.

“NATO-ja nuk është një aleancë që siguron paqen dhe stabilitetin. Aleanca është një instrument konflikti dhe zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës absolutisht nuk do ta rrisë sigurinë në Evropë”, komentoi Dmitry Peskov.

Gjatë fjalës së rastit në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 7 prill, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se lufta në Ukrainë mund të zgjasë muaj, madje vite të tëra dhe se nëse Finlanda e Suedia do të donin të përfshiheshin në Aleancë, kjo kërkesë do të përmbushej me shpejtësi.

You may also like