Kremlini: Perëndimi shkaktoi krizën globale të ushqimit, nuk jemi ne burimi i problemit

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar ditën e sotme se vendet perëndimore kanë shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë.

“Rusia ka qenë gjithmonë një eksportues mjaft i besueshëm i grurit. Ne nuk jemi burimi i problemit. Burimi i problemit që çon në urinë botërore janë ata që vendosën sanksione kundër nesh dhe vetë sanksionet.” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit.

Ukraina është gjithashtu një eksportues i madh i misrit, elbit, vajit të lulediellit dhe vajit të rapit, ndërsa Rusia dhe Bjellorusia – e cila ka mbështetur Moskën në luftë dhe është gjithashtu nën sanksione – përbëjnë mbi 40% të eksporteve globale të lëndës ushqyese potas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 36 vende mbështeten tek Rusia dhe Ukraina për më shumë se gjysmën e importeve të grurit, duke përfshirë disa nga më të varfrat, mes tyre Libanin, Sirinë, Jemenin, Somalinë dhe Republikën Demokratike të Kongos.

 


Top Channel

You may also like