Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO përbën kërcënim për Rusinë

by admin
Spread the love

Peskov u tha gazetarëve në Moskë se përveç krijimit të kërcënimeve për Rusinë, zgjerimi i NATO-s drejt lindjes një lëvizje e tillë “nuk do të kontribuojë në sigurinë në Euroazi”.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Rusia si përgjigje, Peskov u shpreh se kjo do të varet nga shkalla e avancimit të infrastrukturës ushtarake të Aleancës në kufijtë e Rusisë. Finlanda dhe Rusia ndajnë një vijë kufitare prej 1.300 kilometrash.

“Ne do të analizojmë situatën me pranimin (e mundshëm) të Finlandës në NATO dhe do të zhvillojmë masat për të garantuar sigurinë”, tha Peskov.

Në një njoftim të lëshuar sot, liderët finlandezë thanë se planifikojnë të aplikojnë për anëtarësim në NATO sa më parë. Lëvizje të ngjashme priten gjerësisht nga Suedia.

Rusia prej kohësh ka paralajmëruar kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Po ashtu publiku dhe liderët në të dyja vendet ishin kryesisht kundër [anëtarësimit] deri më 24 shkurt, kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës.

 

You may also like