Krasniqi takon përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan: I falënderon për bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyrat e PDK-së, Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Derek Mitchell, drejtorin e NDI për Evropë, Robert Benjamin, drejtoreshën e Zyrës në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se gjatë këtij takimi kanë biseduar për sukseset e arritura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Lokale.

“Tutje, folëm për përgatitjet dhe mobilizimin që po e bëjmë për garën zgjedhore në komunat, ku kandidatët e PDK-së janë në balotazh. Përfaqësuesit e NDI, i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që ky institut ka dhënë dhe po vazhdon ta japë në Kosovë. Në veçanti, atyre u shpreha mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në.”, shkruan Krasniqi.

You may also like