Krasniqi takon krerët e PDK-së në Skenderaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari
i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme është
takuar me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe me nënkryetarin Sami Lushtaku .

Sipas
një postimi nga komuna e Skënderajt në faqen zyrtare thuhet se ata kanë biseduar
lidhur me të arriturat e PDK-së në zgjedhjet e fundit.

Postimi  i plotë:

Kryetari
i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku
dhe drejtorët komunalë, kanë pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të
Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi,
duke e uruar kryetarin Nura për mandatin e ri, pas fitores së PDK-së në
zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar, ka thënë se ka qenë e rëndësishme
rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të udhëhequr komunën.

Ai
e ka përgëzuar kreun e Skenderajt për fitoren në zgjedhjet lokale si dhe për
udhëheqjen e qeverisjes lokale.

Lista
e PDK-së për asamble, sipas Krasniqit, ka qenë ndër më të mirat në gjithë
vendin.

Edhe
kryetari Nura e ka falënderuar kreun e PDK-së, për mbështetje të vazhdueshme
ndaj Komunës së Skenderajt, duke siguruar për angazhim maksimal të të gjithë
stafit, në realizim të projekteve kapitale dhe zhvillim ekonomik të Skenderajt.

You may also like