Krasniqi: Raporti i DASH-it e shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, ku korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në pjesën për Kosovën.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, është shprehur se ky raport sipas tij, e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan Krasniqi.

 

 

 

You may also like