Krasniqi, qeverisë: Largoni barrikadat, punkte të Vuçiqit si tentim për ndarjen e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat në veri të vendit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se barrikadat janë kthyer në punkte të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sipas tij, janë si tentim për ndarjen e Kosovës.

“Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë. KFOR-i ka bërë një punë të mirë deri më tani për të ruajtur paqen, për çka u jemi falënderues, mirëpo, heqja e barrikadave është para së gjithash përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës”.

“Gjithsesi, në këto tri javë, dy gjëra janë të sigurta:  E para, barrikadat i kanë vendosur grupet kriminale të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me qëllim destabilizimin dhe nënshtrimin e Kosovës. E dyta, në inkurajimin e këtyre grupeve dhe krijimin e një realiteti të ri atje, po ndikon tej mase heshtja dhe mosveprimi i Qeverisë”,ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zmbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë!”.

You may also like