Krasniqi nënshkruhet në librin e ngushëllimeve: Udhëheqja e Mbretëreshës Elizabeth II ka lënë gjurmë të pashlyeshme

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të akosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’u shprehur ngushëllime Ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e Mbretëreshës Elizabeth II kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botë.

“Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës. Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan lideri i PDK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=603447807820620&id=100044662171388&sfnsn=mo

You may also like