Krasniqi: Marrëveshja për targat nuk ka zgjidhur asgjë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marrëveshja e arritur ditë më parë për targat, sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqi, nuk e ka zgjidhur asnjë problem.

“Marrëveshja është e përkohshme dhe nuk e ka zgjidhë asnjë problem. Siç e quajti Stoltenberg është veç sa për tejkalim të situatës. Vetë modalitetet e marrëveshjeve të tilla janë as mish as peshk. Meqë luhet në terrenin e Kosovës është në dëm të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për “InfoMagazine”.

Sipas Krasniqit, marrëveshja e Brukselit nuk ka qenë fitore por një krizë e përgjithshme dhe se qëndrimi që e mbanë Bashkimi Evropian është i padrejtë.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është i padrejtë, Serbisë i japin privilegje e Kosovën nuk e trajtojnë si shtet, andaj dalin të padrejta këto marrëveshje”, është shprehur Krasniqi.

E për atë se si po e udhëheq kryeministri Kurti gjithë situatën, ai ka thënë se Kurti është shumë i dobët pasi nuk ka pasur guxim ta shkarkojë nga detyra ministrin Rakiç.

“Kurti ka qasje tjetër por shumë më të dobët se Haradinaj, s’ka guzuar ta shkakrojë Rakicin, ndërkaq më herët Jabllanoviçi është shkarkuar për një deklaratë skandaloze që e ka bërë”, ka theksuar Krasniqi.

“Kosova ka të drejtë në pavarësinë e saj, do të duhej të ishte anëtare e OKB-së, problemi është që s’na trajtojnë të tillë. Madje as ShBA-të nuk na trajtojnë të barabartë me Serbinë, për arsye që me largu Serbinë nga Rusia”, ka thënë Krasniqi.

Sipas profesor Krasniqit, Serbia e konsideron sukses largimin e Njësisë Speciale nga kufiri, rikthimin e targave KM, dhe sipas tij, kjo edhe e hap rrugën për insisitimin e serbëve në formimin e bashkimit të komunave serbe.

“Serbia suksesin më të madh e ka konsideru largimin e ROSU nga veriu, të dytin sukses e ka konsideru rikthimin e targave KM, dhe është hapë rruga për formimin e bashkimit të komunave serbe”, ka thënë Krasniqi.

Por sipas tij, me krijimi në një uniteti të brendshëm do të rritej fuqia e Kosovës në negociata.

You may also like