Krasniqi: E mbështes marshin e iniciativës “Liria ka emër”, ftoj qytetarët për pjesëmarrje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se e mbështet marshin e iniciativës “Liria ka emër” që është paralajmëruar për t’i mbajtur më 2 prill.

Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë marsh.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë”, ka thënë Krasniqi.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare”.

You may also like