KQZ, kërkohet decertifikimi i dy serbëve të zgjedhur (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 20 komuna pas rezultateve të 14 nëntorit për balotazh.

Ndërsa, ishte vetëm Komuna e Dragashit që nuk u certifikua pas ankesave të bëra nga kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.

Sipas tij, në votat e ardhura nga diaspora ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar procesin zgjedhor.

“Gjatë ditës së sotme, e shtunë, KQZ ka pranuar konfirmimin nga PZAP se KQZ mund t’i shpall rezultatet përfundimtare të raundit të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve për kryetarin e Komunës së Dragashit”, tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Pakënaqësi tek votat e ardhura me postë kishte edhe në Komunën e Junikut. Në këtë vend është AAK-ja që dyshon se fletëvotimet e ardhura nga diaspora janë mbushur nga një person i vetëm.

Por, KQZ vendosi që Ruzhdi Shehu i LDK-së t’i prijë kësaj komune për katër vjetët e ardhshme.

Të gjitha subjektet politike kanë 24 orë kohë të paraqesin ankesat e tyre lidhur me certifikimin në PZAP pas shpalljes së rezultateve nga KQZ.

You may also like