Kovaçevski: U dëshmua se me Petkovin e kemi zgjedhur qasjen e njëjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Tubimi i sotëm vetëm konfirmon se me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov e zgjodhëm qasjen e duhur dhe mënyrat kur thamë se do të japim nismë politike, por se megjithatë organizatat të cilat janë pjesë e sektorëve për të cilët ne bisedojmë janë ato të cilat duhet ta udhëheqin debatin dhe të cilat duhet të bëjnë ura midis bashkësisë afariste, institucioneve arsimore, studentëve, qytetarëve në përgjithësi, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në konferencën BGMK2030 “Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, bashkësisë dhe aleancës”.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres, dallimet tejkalohen shumë më lehtë. Së bashku kemi hapur dialog të sinqertë dhe me përkushtim për stabilitet dhe zhvillim të dy shteteve. Kemi nxitur thellimin e miqësisë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Të dy qeveritë janë përcaktuar të udhëheqin politika të ndërtimit të urave, e jo politika të ndërtimit të mureve mes qytetarëve të dy vendeve”, deklaroi Kovaçevski. /SHENJA/

 

 


You may also like