Kovaçevski tha se shumë shpejtë do të vendos komunikim me Mickoskin e VMRO-DPMNE-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ia prezantoi kabinetin qeveritar presidentit Stevo Pendarovski. Kovaçevski theksoi se kreut të shtetit i ka garantuar se Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkëpunojë me të gjithë, përfshi opozitën dhe shoqërinë civile. I pari i Qeverisë tha se pret bashkëpunim konstruktiv.

Pres bashkëpunim të mirë me Presidentin në interes të shtetit dhe qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Lidhur me takimin me liderin e opozitës maqedonase, Hrstijan Mickoski, kreu i Qeverisë tha se ditëve në vijim do të krijohet komunikim, ndërsa do të bisedohet për zgjidhje të përbashkëta mbi krizën energjetike, shëndetësore dhe ekonomike.

Të gjithë politikanët dhe të gjithë ekspertët, pavarësisht përcaktimeve të tyre partiake duhet të japim kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve. Me Mickoskin do të krijojmë komunikim dhe do të bisedojmë për të gjitha temat për të cilat duhen zgjidhje dhe që do të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet që na tangojnë, u shpreh kryeministri.

Kabineti qeveritarë qëndroi vetëm për fotografi dhe u largua akoma pa filluar Kovaçevski fjalimin. Prononcimin e tij të parë si kryeministër para mediave e dëgjuan vetëm zëvendëskryeministrat.

You may also like