Kovaçevski: Të vazhdojmë hapave të Kirilit dhe Metodit dhe me maturi të sjellim kohëra më të mira

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë, Shën Cirili e Metodi, i dërgoi telegram urimi Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit.
“Hirësisë suaj, Arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan. Në emër timin personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Juve, anëtarëve të Sinodit të shenjtë të arqipeshkvisë së Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit, priftërinjve të nderuar, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë, ju uroj festën e madhe – Ditën e Apostujve të shenjtë, Cirilit e Metodit. Populli maqedonas me kujdes të veçantë i ruan zotimet e lëna si amanet nga iluministët mbarësllovenë, vepra e të cilëve është njejt e vlefshme dhe e dobishme për mbarë njerëzimin. Të vazhdojmë hapave të tyre dhe me maturi të sjellim kohëra më të mira për të gjithë! urime dhe për shumë vite 24 maji, Dita e iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi!”, shkroi kryeministri Kovaçevski në urimi dërguar z.z. Stefanit, si dhe anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik të Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit dhe të gjithë besimtarë ortodoksë në vendin tonë.


You may also like