Kovaçevski takoi presidenten hungareze: Evropës i nevojitet Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shpreh pritshmëria se kjo vizitë do t’i jep nxitje intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht pasi kjo është vizita e parë e një Presidenti hungarez në Maqedoninë e Veriut në 20 vitet e fundit.

“U përcoll një mesazh i qartë se vendi ynë mund të llogarisë në mbështetjen e mëtejshme të Hungarisë në integrimet evropiane. U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për Bashkimin Evropian, në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit dhe si shtet që praktikon vlerat evropiane, kultura e së cilës është e veçantë dhe evropiane dhe do të pasurojë familjen evropiane të popujve, shteteve dhe kulturave”.







Artikulli paraprakRadev: Nuk do të tolerojmë dhunën ndaj bullgarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve tanë
Artikulli tjetërIlir Shaqiri futet në “BBVA”, përqafon Luizin dhe flet për fituesin




You may also like