Kovaçevski takohet me Gashin e Trajanovin! Trajanov: Nëse nuk merremi vesh, nuk do të votojmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mandatari për Qeverinë e Re, Dimitar Kovaçevski, në selinë e LSDM-së e ka pritur sot në takim kryetarin e Altrenativës Afrim Gashin, ndërsa kanë folur për planin qeveritar për shtet me orientim evropian dhe progresiv.

“Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

E Kovaçevskin sot e takon edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sipas të cilit mandatari i ri duhet ta informojë për ministrat e ri që do të jenë në Qeverin e re. Trajanov gjithashtu tha se do të kërkojë që të formohet një Agjenci e re për krimin e organizuar, drejtori i së cilës nuk duhet të zgjidhet nga politika.

“Po duhet të na informoj për emrat e rinj që nuk janë të njohur, sepse mbështetja jo vetëm e LSDM-së por edhe partive tjera ashtu do të varet përbërja kadrovike e Qeverisë. Nëse ka propozime që nuk mund t’i mbështesim atë publikisht do të themi“, tha Pavle Trajanov, kryetar LD.

Po çka nëse nuk do të merren vesh?

“Nëse nuk mëremi vesh, nuk do të votojmë është e thjeshtë”, pohoi Pavle Trajanov.

You may also like