Kovaçevski takohet me Byrnes: Mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë fqinje

by admin
Spread the love

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq, sot takuan ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes.
Në takim u bisedua për disa tema aktuale me interes nacional për dy vendet tona mike, bashkëpunimi, integrimet euroatlantike, sfidat me krizën shëndetësore dhe energjetike, si dhe për proceset e formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.

Kryetari Kovaçevski falënderoi Shtetet e Bashkuara mike për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Kovaçevski theksoi se si kryetar i LSDM-së dhe mandatar për formimin e qeverisë së re ai do të udhëhiqet nga principet e shoqërisë, përgjegjësia, ndërgjegjja edhe efikasiteti, me qëllim që LSDM dhe Qeveria më shumë të punojnë për qytetarët dhe përmirësimin e standardit të jetës.

“Si kryetar i LSDM-së dhe si kryeministër i mandatuar për Qeverinë e re do të udhëhiqem ekskluzivisht nga parimet e unitetit, përgjegjësisë, përkushtimit dhe efikasitetit dhe këtë do ta kërkoj edhe nga bashkëpunëtorët e mi. Pikëpamja dhe parimi im është zero tolerancë për korrupsionin në çdo nivel, veçanërisht për zyrtarët e lartë publikë. Për këtë qëllim do të fokusohem në forcimin e kapaciteteve të institucioneve kundër korrupsionit. Efiçent, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar”, tha Kovaçevski.

Lidhur me çështjen e Bullgarisë dhe integrimeve evropiane, kryetari Kovaçevski theksoi se duhet gjetur një zgjidhje e pranueshme reciprokisht për të hequr bllokadën dhe që Maqedonia e Veriut të fillojë përfundimisht negociatat me BE-në, diçka që e ka merituar prej kohësh.

Ambasadorja Byrnes e uroi Kovaçevskin për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së dhe tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë partneri më i madh strategjik i Maqedonisë së Veriut si në zbatimin e reformave ashtu edhe në procesin e integrimeve evropiane.

You may also like