Kovaçevski-Rubin: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja mbeten partnere në mbrojtjen aktive nga dezinformatat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Gjendja dhe lufta me dezinformatat, manipulimi me informacionet si dhe kërcënimet tjera në hapësirën informative të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga vendet e treta, kanë qenë në fokusin e takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me delegacionin e kryesuar nga përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global të Departamentit amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin.

Në takim, siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, mori pjesë edhe ambasadorja amerikane Angela P. Ageler, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Vetëqeverisjes, Lokale Risto Penov.

Në fokus të takimit ishte forcimi i mbështetjes për iniciativat në luftën kundër dezinformimit dhe mënyra se si të dyja palët mund të bashkëpunojnë për të luftuar në mënyrë kolektive kërcënimet në hapësirën e informacionit të Ballkanit Perëndimor. U theksua nevoja për rrjetëzimin e të gjithë partnerëve dhe palëve të interesuara si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.

“Qeveria qëndron e vendosur në kundërshtimin e dezinformatave dhe krijon vazhdimisht partneritete në këtë betejë globale, me partnerë strategjikë, me shërbime të pavarura të verifikimit të fakteve, me institucionet vendase, me organizatat mediatike dhe me median. Vetëm me qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse të të gjitha palëve të interesit në shoqëri do të mund të përballemi me veprimet e dëmshme të dezinformatave”, theksoi kryeministri Kovaçevski.


You may also like