Kovaçevski reagon ndaj akuzave të VMRO-së për “paaftësi të përhershme”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt. Kështu i është përgjigjur akuzave të VMRO-s, kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas publikimit të një raporti mjekësor nga opozita, me të cilin pretendohet se Kovaçevski është i paaftë. Kryeministri në reagimin e  tij ka thënë se opozita po e keqpërdor një intervenim kirurgjik që ai ka pasur para 20 viteve, ndërsa thekson se asnjëherë nuk i ka ikur detyrimit për shërbim ushtarak.

“Asnjëherë nuk jam larguar apo nuk kam ikur nga përgjegjësia e shërbimit ushtarak. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt dhe ndërhyrjen kirurgjike të 20 viteve më parë për të mbuluar turpin dhe krimin e tyre. Por unë nuk jam i befasuar. Nuk habitem për të gjitha gënjeshtrat e tjera, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.

 


You may also like