Kovaçevski pret Ecobarin: Maqedonia e Veriut njihet si partnere e besueshme e bashkësisë ndërkombëtare

by admin
Spread the love





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski priti në takim përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Në takim të shkurtë para fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, biseduam për fakqin se Maqedonia e Veriut me politikën parimore të jashtme të bazuar në dialog dhe kompromis, si mikëpritëse e kësaj ngjarje, njihet si partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh Kovaçevski.

Ai shtoi se mbështetja e partnerit tonë strategjik SHBA është shumë i rëndësishëm në këtë proces.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme, në Ohër pritet të takohen kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.







Artikulli paraprakMariçiq: Kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, duhet t’i përfundojmë obligimet tona




You may also like