Kovaçevski: Pres që VMRO-DPMNE-ja të përfshihet për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që opozita të pranojë pjesëmarrje në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, edhe pse nuk është shumë i sigurt se ata do të pranojnë. Ai përsëriti se për procesin e ndryshimeve kushtetuese po formohet grupi i punës i ekspertëve, qëllimi i të cilit është përgatitja e amendamenteve.

“Ky grupi i punës normal se do të përfshijë ekspertë të së drejtës kushtetuese, juristë dhe do të thirren edhe përfaqësues dhe ekspertë nga partitë politike, domethënë nga opozita. Unë mendoj se opozita duhet ta pranojë këtë edhe pse në të kaluarën u dëshmua se ata nuk duan të marrin pjesë në asnjë proces përveç për bllokimin e Kuvendit, megjithatë mendoj se kësaj here duhet të marrin pjesë. Pasi të bëhen amendamentet, të njëjtat do të vendosen në debat, debat të gjerë në shoqëri.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.







Artikulli paraprakSi mund te jete “HISTORIK”, projekti që filloi ne vitin 2012, kurse ne vitin 2023 promovohet si “investim i madh”??!!
Artikulli tjetërHungaria do të dërgojë njësi të reja policore në Maqedoni dhe Serbi




You may also like