Kovaçevski: Përçarjet në BDI nuk e rrezikojnë shumicën parlamentare

by admin
Spread the love

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski nuk vlerëson se përçarjet brenda BDI-së mund të ndikojnë në shumicën qeveritare. Ai sot nuk u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se, nuk ka frikë se mund të humbasin shumicën qeveritare në Kuvend, për shkak të fraksioneve në BDI.

“Nuk ka rrezik të humbasim shumicën në Kuvend”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski vlerëson se shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria është e fokusuar në menaxhimin e krizave ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e negociatave.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi i pyetur nëse do t’i bashkangjiten koalicionit qeveritar, pas paralajmërimeve për rikonstruim të Qeverisë, për të siguruar numrat për hapjen e Kushtetutës, tha se ai nuk ka informacion se partia ka marrë një ofertë të tillë.

Kujtojmë se, ditë më parë një grup i pakënaqur brenda BDI i kanë drejtuar një letër kreut të partisë, Ali Ahmeti, ku kanë kërkuar reforma dhe partia të kthehet në pozitën siç zhvillohej 18 vite, mirë të organizuar dhe mirë të strukturuar./KlanMacedonia/

You may also like