Kovaçevski: Kë gënjen VMRO-DPMNE, qytetarët apo ambasadorët?

by admin
Spread the love

Hebrenjtë do të jenë një nga komunitetet që duhet të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV-së, ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai, sic njofton KlanM, ka realizuar takim me një delegacion të Knesetit izraelit, të cilët gjenden për vizitë në Shkup me rastin e shënimit të 80-vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjve nga Maqedonia për në kampin e vdekjes Treblinka.

Ndryshimet kushtetuese që nënkuptojnë futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, muajve në vijim, duhet të miratohen në Kuvend, si një nga kushtet kryesore për progresin e vendit drejt BE-së, njofton KlanM.

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, ashpër kundërshton hapjen e Kushtetutës, kurse Kryeministri Kovaçevski I bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, që publikisht të prononcohet nëse gënjen qytetarët se nuk do t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese ose ambasadorët e huaj se do t`I mbështesë këto ndryshime.

“Shkojnë nëpër ambasada dhe thonë “Na jepni pushtetin, më pas një periudhë aklimatizimi dhe më pas do ta ndryshojmë Kushtetutën. Këtë e flasin nëpër ambasada. Këtë mund ta përgënjeshtrojnë, por këtë e thonë. Cështja është se cilin e gënjejnë – qytetarët se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese ose gënjejnë ambasadat e huaja se do t`i mbështesin këto ndryshime. Këtë duhet ta thonë” – tha Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja kundërpërgjigjet që Kovaçevski t`i tregojë me emra ambasadorët duke u shprehur të sigurtë se qeveria nuk ka shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

VMRO-DPMNE-ja nuk do të merr pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese për shkak se nuk japim kredibilitet për një proces jokredibil. Qëndrimi ynë për ndryshimet kushtetuese është i pandryshuar dhe kjo përbërje qeveritare nuk ka legjitimit për këtë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ideja është qe në Kushtetutë të futet edhe populli hebraik, për shkak se ky komunitet tashmë është në listën e bashkësive fetare në Kushtetutë, ku përfshihen Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Fetare Islame, Komunitetet katolike, metodistike dhe hebreje. Egjiptianët dhe torbeshët sic percjell KlanM, gjithashtu kanë kërkuar të kyçen në ndryshimet kushtetuese, kurse paraprakisht u hap cështja që në Kushtetutë të futen Kroatët dhe Malazezët. /KlanMacedonia/







Artikulli paraprakA do të caktoj BDI-ja koordinator për Sarajin? Bexheti nuk e përjashton këtë mundësi
Artikulli tjetërIzraeli dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë




You may also like