Kovaçevski: Jam i gatshëm të hap një faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mandatari për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për MIA shprehu pritjet e tija për marrëdhënie konkrete dhe miqësore me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili pritet të vizitojë vendin tonë më 18 janar.

Gjatë vizitës së parë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Shkup, Kovaçevski pret të vendosë bazat për bisedime të mëtejshme dhe atë jashtë kornizave dhe kushteve rreptësishtë historike.

“Kjo është një parakushtet për përparim. Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat e jetës është një parakusht i rëndësishëm për largimin e keqkuptimeve. Jam i gatshëm të hap një faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të ndërtoj një miqësi të sinqertë dhe një të ardhme më të mirë për të dyja vendet. Zëri i urrejtjes duhet të shuhet. Ne me të vërtetë kemi më shumë ngjashmëri sesa dallime si vende dhe duhet të përqendrohemi në interesin e përbashkët. Vetëm me këtë qasje do të kujtohemi si liderë që i tejkaluam konfliktet ballkanike me qasje evropiane”, tha Kovaçevski në një intervistë për MIA.

You may also like