Kovaçevski: Integrimet evropiane janë e ardhmja për gjithë Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love




Integrimet evropiane janë e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor. Për vendet e rajonit kjo do të thotë përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe sigurim në parashikimin e sigurisë dhe stabilitetit, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski për gazetën serbe “Politika”.

“Pas luftës në Ukrainë kjo u bë e qartë edhe për Bashkimin Evropian. Ne jemi pjesë gjeografike e Evropës dhe na duhet unitet në politikën e jashtme, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe vlerave demokratike. Nuk është aspak larg kjo të arrihet në vitin 2030. Përkundrazi, është një qëllim racional dhe i arritshëm”, tha Kovaçevski.


You may also like